Sonte po mbahet nata finale e festivalit të RTSH-së në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Fest ‘58 u hap me Alketa Vejsiun, e cila interpretoi live “Kënga e çiftelisë”, me një performancë të mahnitshme që u mirëprit nga mbarë publiku.

Ndërkaq, 12 këngëtarë janë në garë për marrjen e çmimit të parë dhe se fituesi që do shpallet do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

https://www.instagram.com/p/B6Y-vqkHf3J/?utm_source=ig_embed

Një nga kandidatet për të fituar Festivalin e këtij viti është edhe Arilena Ara, e cila ka kënduar pak më parë këngën e saj “Shaj”, në finalen e RTSH.

Ajo ka patur një performancë drithëruese e në fund u duartrokit fort nga publiku, madje këta të fundit e rikthyen për herë të tretë në skenë.

“Faleminderit, ju jeni gjithë dashuria, ju jeni fitorja ime. Faleminderit! Përulem para jush”, tha Arilena dhe u largua mirëpo publiku filloi të brohoriste më fort.

https://www.instagram.com/p/B6X8_G9Ht_s/?utm_source=ig_embed

Alketa e ftoi sërish në skenë Arilenën ndërsa këngëtarja e përlotur u shpreh: “Faleminderit shumë, gjithçka doja ishte kjo”.

Publiku nuk u ndal dhe më pas thërriste vazhdimisht emrin e Arilenës, aq sa Alketa u detyrua ta ftonte për të tretën herë. /Telegrafi/

https://youtu.be/LHvfwuAGLgU

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!