Ish-banori i Big brother, Damiano Agalliu i ka dhënë fund beqarisë!

Ai ka dhënë lajmin e bukur se është martuar me partneren e tij, me të cilën u fejua në tetor.

Pasi publikoi një foto me bashkëshorten e tij, Damiano falenderoi të gjithë ata që ishin pjesë e gëzimit të tij.

Ish-banori i Big Brother shprehet se krijimi i një familje me bashkëshorten e duhur është arritja e lumturisë për një mashkull.

Ai duket mjaft i dashuruar teksa sheh nusen në sy dhe shprehet se iu realizua ëndrra më e madhe.

https://www.instagram.com/p/B6koTtGl-lY/?utm_source=ig_embed

Damiano është përfolur shumë për lidhjen me Armelën e Big Brother. Dy ish-banorët e “BB” e nisën lidhjen brenda shtëpisë, por nuk zgjati shumë. Marrëdhënia mes tyre u kris pas daljes nga spektakli dhe nuk u ndanë aspak miqësisht

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!