Loredana Zefi organizon festë të veçantë në njëvjetorin e lindjes së vajzës

Në familjen e reperes nga Ferizaj, Loredana Zefi, ditën e sotme (e diel), kremtohet një ditë e veçantë.

Kjo pasi vajza e saj e vetme, Hana, festoi ditëlindjen më 18 dhjetor, por që sot i është organizuar një festë e këndshme nga e ëma e tij.

Ajo ka ndarë disa imazhe në llogarinë personale, Instagram, përmes të cilave tregon surprizën që ka përgatitur për të bijën e njëherësh edhe dhuratat e saj.

Dekoret dhe kombinimi i ngjyrave tregojnë se festa është organizuar dhe menduar mirë deri në detaje nga vet këngëtarja.

Ceremonia është duke u mbajtur në një vend luksoz në Gjermani, aty ku jeton dhe vepron artistja 24-vjeçare tashmë si nënë beqare.

E njëjta tash e një kohë i ka dhënë fund romancës së saj me reperin Mozzik, me të cilin ka edhe vajzën Hanën.

Ndërkohë, pikërisht për ditëlindjen e Hanës, Lori bëri një postim prekës në rrjetet sociale, duke treguar se ishte një vit mjaft i vështirë për të pasi u përball me akuzat për zhvatje, ndarjen nga Mozzik, sëmundjen e prindërve të saj, por njëkohësisht ajo thotë se ishte më i bukuri për shkak të vajzës. /Telegrafi/