Ka ndërruar jetë kompozitori i muzikës argëtuese, serioze dhe asaj të filmit e teatrit, Gjergj Kaçinari. Lajmin e kanë konfirmuar anëtarët familjarët e tij.

Kompozitori i njohur nga Kosova, i cili i takon gjeneratës së më vonshme të pas LDB-së, lindi më 25 prill 1939, ndërsa ka ndërruar jetë më 26 dhjetor 2019.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij.

“Më pikëlloi vdekja e kompozitorit të njohur Gjergj Kaçinari, i cili i dha shumë skenës artistike. Puna dhe krijimtaria e tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën shqiptare.

“Ngushëllime familjes Kaçinari, të afërmve dhe gjithë miqve të tij!”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!