Aktori i mirënjohur i humorit ka shpërndarë sot ne mediat sociale një urim për të gjithë shiqptarët . Ja fjalët e tij të zemrës :
” Dita e lindjes se Krishtit, si dite shprese. Sot me shume se kurre. Secili nga ne, ka nevoje njerezore te permiresoje menyren e te jetuarit per vete dhe per familjen e tij. Secili nga ne perpiqet me mish e me shpirt te shkoje drejt qellimit, per te cilin ka ardhur ne kete bote.
E çfare nuk ben njeriu per t’ja arritur ketij qellim, nje mije veprime dhe mosveprime por kryesorja, ajo qe ne bejme gati ne menyre instiktive, ne lutemi. Mund te jemi nja nga popujt e pare ne bote per sasine e lutjeve, qe dergojme atje lart. Lutemi shume, sepse jemi te vuajtur dhe te sinqerte. Lutemi shume por nganjehere besojme pak. E kunderta duhet te ndodh, te lutemi me pak dhe me cilesisht dhe te besojme me shume. Te besojme tek vetja, tek njeri-tjetri dhe mbi te gjitha te besojme ne Zot.
Uroj qe kjo nate Krishtlindje t’ju mbush me shprese, me lumturi dhe me dashuri ju edhe familjet tuaja. Uroj shendet te plote per ju, ne menyre qe te shijoni çdo moment te jetes dhe te jeni krenar per ditet qe jetuat ne kete toke. Pershumvjet! Zoti na bekofte familjet…! “