Pak kohë më parë, trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Lori Hoxha pohoi për të gjithë ndjekësit e saj se ishte penduar për disa tatuazhe që kishte bërë dhe se tashmë kishte vendosur t’i hiqte.

Pavarësisht këtij vendimi, duket se Hoxha nuk mund të heqë dorë kollaj nga tatuazhet. Ditën e sotme ajo ka vendosur të bëjë 2 tatuazhe të reja në trupin e saj dhe këtë e ka treguar me anë të një postimi në ‘Instastory’, ku shfaqet duke i dhënë makinës.

“Ju e dini se si unë thashë se pendohem për tatuazhet, mirë por sot realizova dy të rinj sepse thjesht kështu jam unë si njeri”, ka shkruar Lori në rrjetet sociale. Megjithatë ajo nuk e ka bërë të ditur ende, se cilat kanë qenë tatuazhet e reja. Me siguri këtë do na i zbulojë vetë Lori në ditët në vazhdim./revistawho.com

By Juda.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!