
Në fillim, para se të nisni së zbukuruari shtëpinë dhe çdo hapësirë tjetër deri te tavolina, ju duhet ta keni të qartë çfarë kërkoni në fund të kësaj në mënyrë që të gjeni përgjigjen, pastaj filloni përgatitjen.
Jemi në festat e Krishtlindjeve, prandaj zgjidhni mirë mënyrat, ngjyrat dhe detajet që do të përdorni në këtë rast.
E kuqja, jeshilja dhe ngjyra gold, janë tre ngjyrat që ngjajnë mirë për këtë festë.
Vendosini pjatat njëra mbi tjetrën, zgjidhni ato të bardha dhe gjatë këtyre ditëve përdorni gotat e bukura që keni në shtëpinë tuaj.
Mos këmbëngulni vetëm tek ngjyra e bardhë për mbulesat, gjatë festave ngjyra e kuqe, bezhë apo gold është e përkryer për të plotësuar zbukurimin e tavolinës.
Mos harroni detajet. Bukuria e tavolinës nuk varet vetëm nga cilësia dhe madhësia e objekteve te vendosura ne te. Zbukuroni më mirë fundet e gotave, vendosni disa perle, qirinj, çokollata, kokrra shege apo boçe pishe. Në fund do shikoni se edhe ju dini të merreni me zbukurimin e shtëpisë tuaj.
Dritare.net në galerinë më poshtë ju sjell disa nga fotot se si mund ta zbukuroni edhe ju tavolinën në shtëpinë tuaj, në netët e Krishtlindjeve./A.C/dritare.net