FOTO / Pas polemikave për fitoren, Arilena largohet nga …

Arilena Ara u shpall fituesja e festivalit të 58-të të Këngës dhe fitorja e saj e paparashikuar shfaqi shumë polemika.

Këtë vit ishte përfolur se fituesja do të ishte Elvana Gjata, që para fillimit të festivalit.

Shumë zhurmë u krijua nga fansat e Elvanës në rrjetet sociale, që çoi në krijimin e një peticioni për kërkimin e rishikimit të votimit.

E ndërsa mediat zienin në Shqipëri, Arilena ka vendosur të largohet për pak qetësi. Këngëtarja ka udhëtuar drejt Los Angeles, ku po shijon disa ditë pushimi me diell.

Ajo duket mjaft e qeshur dhe e lumtur në postimet e fundit në Instagram, të cilat po i publikojmë këtu!

Me sa duket, Viti i RI do ta gjejë Arilenën larg zhurmës.