
SHBLSH, grupi i famshëm i aktorëve që depërtuan dhe ngelën gjatë në memorien e shqiptarëve në fillimet e “Portokalli” do të rikthehet këtë vit.
Grupi i përbërë nga Jul Deda, Ermal Mamaqi dhe Gent Zenelaj kanë vendosur të rikthehen në ekran në puntatën premierë për Vitin e Ri 2020 në spektaklin e humorit “Klanifornia”.
Duket se pas zënkës së bujshme, Gent Zenelaj dhe Jul Deda kanë vendosur të lënë gjithçka pas krahëve.