Ballina Magazina E para që fitoi nga Kosova, Albërie Hadërgjonaj flet pas rikthimit në...

E para që fitoi nga Kosova, Albërie Hadërgjonaj flet pas rikthimit në Festivalin e RTSH-së

Megjithëse festivali i RTSH-së tanimë ka traditë 60-vjeçare, këngëtarët nga Kosova filluan të merrnin pjesë që nga vitet e 90-ta.

Festivalin më jetëgjatë në historinë e aktiviteteve që zhvillohen në Shqipëri, për herë të parë e kishte fituar një këngëtare nga Kosova në vitin 1998 – në një nga periudhat më të errëta të popullit tonë.

Ishte pikërisht artistja e mirënjohur nga Deçani, Albërie Hadërgjonaj, e cila u shpall fituese e Festivalit të 37-të në RTSH me këngën “Mirësia dhe e vërteta”.

E kthyer pas më shumë se dy dekadash në po të njëjtin kompeticion muzikor dhe në periudha të ndryshme, Hadërgjonaj në një bisedë për Telegrafin tregon arsyet e rikthimit, ndryshimet që janë bërë ndër vite e po ashtu edhe për pritshmëritë nga ky festival që i siguron fituesit biletë për në “Eurovision 2020”.

“Autorët e këngës time ‘Ku ta gjej dikë ta dua’, janë arsyeja e rikthimit tim në këtë festival pasi që dihen sukseset e Adrian Hilës çmimet e para, ndërkohë që Timo Floku një aktor i madh poet, shkrimet e tij janë të paarritshme”, ka thënë Albërie Hadërgjonaj për Telegrafin.

Duke qenë se është rikthyer pas një kohe të gjatë në këtë festival, këngëtarja rrëfen se gjithnjë është e ‘kapluar’ nga emocionet, pavarësisht se gjërat kanë ndërruar.

“Po, emocioni është i njëjtë, normal gjithmonë. Ka qenë më ndryshe sigurisht, kualifikimi, nuk ka qenë periudha e digjitalizimit se tani ka marrë një fuqi tjetër rrjetet sociale, funksionojnë gjërat më ndryshe, por prapë gjithsesi festivali kombëtar ngelet festival i të kënduarit live, ata që janë artista të vërtetë gjithnjë dalin në pah, pastaj çmimi është tjetër gjë, i rëndësishëm apo i parëndësishëm varet si e merr këtë gjë, kënga është ajo që të jetojë ndër vite, ajo është çmimi”, thotë më tej Albëria.

Në vazhdimin e bisedës për Telegrafin, 44-vjeçarja tregon se është e lumtur kur i shikon të rinjët të ecin para dhe se shpreson që në fund të fitojë më i miri.

“Unë i shoh si kolegë, shumica prej tyre edhe pse janë më të rinj se un, janë miq të mirë, i dua fort i dua kur shkëlqejnë, i dua kur ecin para të rinjët. Konkurentët, nuk i shoh me ata sy, nuk e di. Unë këndoj për veten time, jam në botën time, mundohem të jap më të mirën. Fitoftë më i miri, shpresoj që ky vit të mos jetë festival që realisht bëhen me miqësia, ku ta dij unë në forma të ndryshme. Shpresoj meqenëse ka dhe juri të huaj, urojmë të marrë ai që e meriton”, thotë më tutje ajo.

Meqë Eurovisioni është një ëndërr e çdo këngëtari/e, Albëria pohon se performanca e asaj/atij që fiton nderon mbarë popullin shqiptar, e më e rëndësishmja t’i tregosh botës artin.

“Eurovisioni është një gjë që mirë do të ishte të kishte se si vjen çdo këngëtar i mirëfilltë, pse jo ti tregosh botës artin, Europës, të nderosh fansat njerëzit që ke punuar me ta gjithë Shqipërinë, Kosovën, kudo ku flitet shqip. Është një kompeticion europian dihet dhe po se që ti ngritesh lart ose pëlqehesh kjo është një ndjesi shumë e bukur për vendin për të gjithë”, përfundon bisedën e saj për Telegrafin artistja shqiptare.

Ndërkaq, finalja e Festivalit të 58-të të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar do të mbahet nesër (e diel), në Pallatin e Kongreseve.

Fituesit do i jepet mundësia që ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2020”, teksa këtë vit pritet të mbahet në Holandë.

Lista me emrat e finalistëve dhe këngët e tyre përkatëse:

-Arilena Ara “Shaj”,

-Elvana Gjata “Me tana”,

-Bojken Lako “Malaseen”,

-Sara Bajraktari “Ajër”,

-Kamela Islamaj “Më ngjyros”,

-Era Rusi “Eja merre”,

-Valon Shehu “Kutia e Pandorës”,

-Tiri Gjoci “Me gotën bosh”,

-Robert Berisha “Ajo nuk është unë”,

-Olta Boka “Botë për dy”,

-Albërie Hadërgjonaj “Ku ta gjej dikë ta dua”,

-Gena “Shqiponja e lirë”.

/Telegrafi/

Festivali i 58-të i Këngës në RTSh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

‘Isha vetë sponsori gjeneral!/ Noizy zbulon shumën marramendëse që investoi për “Alpha Show”!

Koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj. Në një intervistë për “Euronews Albania”,...

Festa e Birrës erdhi! Ju njohim me restorantin më të famshëm në Korçë!

Të mërkurën, të enjten dhe të premten keni një mundësi të artë për të kaluar ca ditë të bukura verore, me shërbim cilësor dhe...

Pas përfundimit të ‘Alpha Show’, Noizy ka diçka për të thënë për artistët pjesëmarrës! (FOTO)

Koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj. Performanca mjaft të mira dhuruan në...

Gjéndet ‘fajtori’ që ndérpréu enérgjinë eléktrike në koncertin e Noizy-t! (FOTO)

Koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim eléktrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj. Performanca mjaft të mira dhuruan në...

Ja sa persona ishin mbrëmë në “Alpha Show” të Noizy-t! (FOTO)

Koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj. Reperi Stresi gjithashtu u ngjít në...
error: Alert: Content is protected !!