Ajo ka qenë shumë aktive në media kohëve të fundit, duke promovuar albumin e saj të ardhshëm.
Dua Lipa gjeti pak kohë për një pushim të vogël të premten, ndërsa u pa me të dashurin e saj Anwar Hadid rrugëve të New Yorkut, shkruan DailyMail.
Krijuesja e hitit “New Rules”, 24 vjeçe, dukej e lezetshme në një xhaketë rozë të mbushur me tegela, ndërsa mbante duart shtrënguar me modelin 20-vjeçar, pas paraqitjes së saj në emisionin “Good Morning America”.

Ata vizituan apartamentin e motrës së Anwarit, Gigi Hadid për gjysmë ore para se të shkonin në shtëpi.
Këngëtarja e hitit “One Kiss” kishte veshur edhe një palë xhinse të zeza të mbështjella në kyçin e këmbës dhe një palë çizme lëkure me taka për shëtitjen.

Bukuroshja mbante sendet e saj në një çantë të zezë dhe për aksesorë kishte zgjedhur disa unaza ari.

Ndërkohë Anwar kishte veshur një xhaketë të zezë dhe pantallona të lyer me arna të ndryshme.
Më herët gjatë ditës Dua ndaloi për të bërë fotografi me fansat, që donin një ‘selfie’ me të, pasi ajo la studiot e “Good Morning America”.
Fituesja e çmimeve “Grammy” dukej e buzëqeshur teksa u jepte mundësinë fansave që të fotografoheshin me të.