DEKLARATË/ Nis lufta e ftohtë Bes Kallaku e thotë hapur për Ermal Mamaqin: Unë jam humorist kurse ai…

Këtë të shtune në Top Channel është i ftuar aktori i humorit Bes Kallaku.

Ky i fundit ka vendosur të tregohet mjaft transparent gjatë pyetjeve të shumta që i janë drejtuar. I vendosur përballë zgjedhjes të flasë apo ta gjuajnë me tortë në fytyrë,

Besi ka pohuar: “Ermali është biznesmen, unë jam humorist, Ermali bën biznes, ndërsa unë bëj komedi”.

Gjithashtu, ai ka komentuar edhe dy aktoret që janë pjesë e filmave të të dyve, Enca tek Ermali dhe Bleona tek Besi dhe Kallaku komentoi: “Për ballkon mund të bëjë Enca, për profesionalizëm mund të bëjë Bleona.”

Humoristët janë komentuar në vazhdimësi për rivalitet me njëri-tjetrin dhe duket se kjo deklaratë vetëm sa do t’i shtojë benzin zjarrit.