Ballina Aktualitet Blendi Fevziu tregon sa para ka fituar nga shitja e librit të...

Blendi Fevziu tregon sa para ka fituar nga shitja e librit të fundit “Tirana e Nonës”

Sa i suksesshëm ishte libri “Tirana e Nonës” i Blendi Fevziut në aspektin financiar?

Libri doli në shitje gjatë Panairit të Librit dhe për të ka folur vetë autori në një intervistë për “Mos i fol shoferit”.

Fevziu shprehet se nuk shkruan libra për të fituar, pasi libri për të është një pasion dhe trashëgimi.

Moderatori theksoi se në këtë vend fitohet duke ndërtuar pallate dhe jo duke shkruar libra.

Pra nëse po prisni një shifër, harrojeni pasi Fevziu nuk foli fare me shifra duke treguar se nuk fiton para në çmimin e shitjes.

 “Hiq librin e Enver Hoxhës që kisha disa kontrata sepse ndodhi, në përgjithësi me librin unë nuk fitoj para në çmimin e shitjes. Unë vendos një masë sa e gjykoj unë dhe ia shes librin shtëpisë botuese, e cila mund të shesë sa kopje të dojë. Shitja për mua është kënaqësi që libri të shkojë te lexuesi, por nuk është pjesë financiare. Po të them një gjë; në këtë vend fitohet duke ndërtuar pallate me beton fallco, beton të keq dhe me mungesë hekuri. Nuk fiton kurrë me libra, për këtë të garantoj. Libri për mua është pasion dhe trashëgimi që ti e lë mbrapa,” tha Fevziu. /Iconstyle/

error: Alert: Content is protected !!