Para se të performonte disa nga këngët e saj, Eli është pyetur nga moderatorja e emisionit Marina Vjollca lidhur me zërat që ka pasur se fituesi i festivialit ishte i përcaktuar.

TIRANË– Këngëtarja Eli Fara ishte e ftuar në emisionin “Klanifornia” ku foli për bashkëpunimin më të fundit me reperin Stresi, bashkë me të cilin do të konkurojë në Festivalin e Këngës.
Para se të performonte disa nga këngët e saj, Eli është pyetur nga moderatorja e emisionit Marina Vjollca lidhur me zërat që ka pasur se fituesi i festivialit ishte i përcaktuar.
PYETJA: Festivali i fundvitit përflitet se fituesi është i përcaktuar, çfarë mendimi ke për këtë gjë?
Eli Fara: Nuk është rasti i parë që ka zëra kur marrin pjesë këngëtarë me emër apo komerciale që çmimin e parë duhet ta fitojë ky apo ai. Mirë është që në çdo prodhim të flitet pas jo para. Unë jam shumë e lumtur që marr pjesë në këtë festival dhe shumë e lumtur që regjizore është Vera Grabocka. Për mua është një grua shumë e fuqishme e televizionit dhe pushteti i vetëm i saj është vetëm puna e saj.
Çifti i artistëve shqitparë kompozitorja Diana Ziu dhe aktori Vangjel Toçe akuzojnë regjisoren Vera Grabocka dhe muzikantin Zhani Çiko për afera korruptive në lidhje me oranimin e këngëve për Festivalin e Këngës në RTSh. Sipas tyre fituesi është i paracaktuar dhe është këngëtarja Elvana Gjata.
(k.m/dosja.al)