Ballina Sport Jo vetëm eliminim, Interi humbet mbi 12 milionë euro pas humbjes nga...

Jo vetëm eliminim, Interi humbet mbi 12 milionë euro pas humbjes nga Barcelona

Mosarritja e Interit për t’u kualifikuar në raundin e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve do t’i kushtojë klubit me 12.2 milionë euro, pavarësisht se thyen rekordet e të ardhurave të ditës së ndeshjes.

Calcio e Finanza raporton se dështimi i Interit për t’u kualifikuar në raundin e ardhshëm do t’i kushtojë klubit italian me 12.2 milion € të vlerësuara.

Kjo shifër merr parasysh të ardhurat nga të drejtat televizive dhe shpërblimet e UEFA-s.

Interi deri më tani ka fituar 40.7 milion euro nga garat në Ligën e Kampionëve, por ata mund të fitojnë një shumë shtesë, me një minimum prej 3.4 milion deri në 5.4 milion euro në varësi të asaj se sa gjatë mbesin në garë Juventusi, Napoli dhe Atalanta.

Uebfaqja financiare raporton se do të duhej që Interi të fitonte trofeun e Ligës së Evropës dhe të luante në Superkupën Evropiane për të rikuperuar paratë e humbura nga eliminimi i mbrëmshëm.

Ndërkohë, Nerazzurrët kishin gjithsej 71.818 tifozë në Giuseppe Meazza në ndeshjen e djeshme kundër gjigantëve katalunas.

Corriere dello Sport raporton se kjo bëri që klubi të fitonte 7.8 milion euro në të ardhurat totale të ditës së ndeshjes.

Ky është një rekord italian, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Interi dhe Juventus në tetor, ku fitimi ishte 6.5 milion euro nga 75.923 tifozë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

John Cena Reportedly Returning For Fast & Furious 10

John Cena, American professional wrestler, actor, rapper (really?), and television presenter (Wikipedia never fails), is starring in the upcoming ninth Fast & Furious movie....

Vin Diesel Left Speechless As Fast & Furious 9 Trailer Hits…

Vin Diesel has never been a man of many words, which may have been part of the reason that Marvel Studios hired him to...

Actor in Disney’s ‘Queen of Katwe,’ diès at 15

Nikita Pearl Waligwa, an actor who appeared in Disney’s biographical drama “Queen of Katwe,” has dièd, according to BBC and the Ugandan newspaper Daily...

Enca tregon për herë të parë për jetën e saj private: Jam e komlikuar…

Këngëtarja e njohur, Enca ka qenë shpeshherë në qendër të mediave rozë për shkak të postimeve jo pak të guximshme dhe deklaratave...

6 vajzat shqiptare që janë bërë super të famshme në Turqi

Shumë këngëtare, aktore apo prezantuese shqiptare kanë shkuar jashtë vendit për një jetë më të mirë e sukses më të madh në...