Ballina Sport Ibrahimovic zbulon një histori interesante: Prita katër vjet për t’u hakmarrë, por...

Ibrahimovic zbulon një histori interesante: Prita katër vjet për t’u hakmarrë, por arrita ta dërgojë Materazzin në spital

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se se “priti katër vjet” për të marrë “hakmarrjen” e tij duke dërguar mbrojtësin e Interit, Marco Materazzi në spital gjatë një derbi Milan-Inter.

Materazzi kishte bërë një ndërhyrje të ashpër në suedezin sa ishte te Juventusi dhe Zlatan kurrë nuk harroi ngjarjen dhe zbuloi se si u hakmor në një intervistë.

“Unë isha te Juve dhe luajtëm kundër Interit. Materazzi hyri në një duel si një ‘vrasës’ dhe më lëndoi. Ai ishte një futbollist i ashpër, kjo është në rregull”, ka filluar Ibra tregimin e tij në intervistën me GQ.

“Por, ka dy mënyra për të qenë të ashpër. Njëra prej tyre ka për qëllim t’ju lëndojë. Edhe Paolo Maldini ishte i ashpër, por me një objektiv tjetër”.

“Ishte Juventus-Inter në 2006 dhe pas një faulli u detyrova të largohem nga fusha për një moment dhe trajneri Fabio Capello tha: ‘Unë do të ju zëvendësoj’. Unë i thashë: ‘jo, do të vazhdoj’”.


“Doja të kthehesha në fushë për të marrë hakun tim te Matrix. Nëse dikush më bën këtë, unë nuk do ta harroj. Por pas dy minutash, pata shumë dhimbje dhe nuk munda të vazhdoj. Nuk mund të luaj. Pastaj shkova te Interi, Barcelona, ​​Milani…”.

“Në ndeshjen e parë, derbin 2010-11, ata [Interi] ishin të gjithë kundër meje. Kjo më motivoi. Por, nëse nuk keni ndonjë kontroll, nuk është mirë. Do të humbësh kokën dhe do të bësh ndonjë marrëzi. Fitova një penallti, dhe kush më fauloi? Materazzi. 1-0 për Milanin”.

“Në pjesën e dytë, Matrix vinte tek unë dhe e godita me një veprim ‘Taekwondo’ dhe e dërgova në spital. Dejan Stankovic më pyeti; ‘Pse e bëtë këtë?’ dhe unë iu përgjigja: ‘Kam pritur për këtë moment për katër vjet. Kjo është arsyeja pse”.

“Pastaj u largova. Çfarë bënë, të kthehet. Milani fitoi dhe ishte një moment i mirë, sepse klubi i vjetër ishte i shkëlqyeshëm”, përfundoi suedezi.

Superylli suedez do të zbulojë destinacionin e tij të radhës në mes të dhjetorit, pasi të konfirmojë se koha e tij në LA Galaxy dhe MLS ka përfunduar, dhe ai thuhet se ka pranuar të rikthehet te kuqezinjtë e Milanos. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

John Cena Reportedly Returning For Fast & Furious 10

John Cena, American professional wrestler, actor, rapper (really?), and television presenter (Wikipedia never fails), is starring in the upcoming ninth Fast & Furious movie....

Vin Diesel Left Speechless As Fast & Furious 9 Trailer Hits…

Vin Diesel has never been a man of many words, which may have been part of the reason that Marvel Studios hired him to...

Actor in Disney’s ‘Queen of Katwe,’ diès at 15

Nikita Pearl Waligwa, an actor who appeared in Disney’s biographical drama “Queen of Katwe,” has dièd, according to BBC and the Ugandan newspaper Daily...

Enca tregon për herë të parë për jetën e saj private: Jam e komlikuar…

Këngëtarja e njohur, Enca ka qenë shpeshherë në qendër të mediave rozë për shkak të postimeve jo pak të guximshme dhe deklaratave...

6 vajzat shqiptare që janë bërë super të famshme në Turqi

Shumë këngëtare, aktore apo prezantuese shqiptare kanë shkuar jashtë vendit për një jetë më të mirë e sukses më të madh në...