Ballina Aktualitet Rama: Fjala e fundit nuk është thënë ende për negociatat

Rama: Fjala e fundit nuk është thënë ende për negociatat

Kryeministri shqiptar Edi Rama në një video mesazh në Facebook ka folur për për vendimin për çeljen e negociatave.

“Tashmë dihet botërisht ajo çfarë unë e kam ndarë prej kohësh me ju. Shumica e vendeve anëtare duan çeljen e negociatave me të dyja vendet.
Gjermania e cila ka thënë PO, e ka lidhur atë me disa kushte të cilat janë të arsyeshme. Presidenti i Francës ka një qasje të shpallur tashmë, për një reformim të thellë të unionit para se të vazhdohet me zgjerimin, ai nuk është i gatshëm për zgjerim pa u reformuar unioni, por ka shumë rëndësi të kuptohet se kjo nuk është një qasje kundër Shqipërisë”, tha Rama.

Rama tha më tej se, “fjala e fundit nuk është thënë ende, përpjekjet intensive të këtyre ditëve deri ne mbledhjen e këshillit të Unionit ku edhe do merret vendimi synojnë të përputhin qëndrimet e te dy anëve në pritje të një rezultati të bisedimeve mes Gjermanisë dhe Francës që janë kyç. Dhe vendimet merren me konsensus, mjafton që një vend të thotë jo dhe të gjithë të tjerët rrëzohen. Askush nuk e di se si do përfundojë kjo odise në datë 18 tetor. Por ajo që di me siguri është: Përtej broçkullave për konsumim të brendshëm politik në Shqipëri vendim marrja e 18 tetorit s’ka lidhje me çfarë kemi bërë apo s’kemi për të merituar PO-në”. /TCH/












PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Çfarë është “Imuniteti i Tufës” dhe a mund ta fitojmë lùftën kundër COVID-19 përmes tij?

Është krijuar ideja sikur “Imuniteti i tufës” mund të na shpëtojë në lùftën ndaj koronavìrusit. Shumë mjekë dhe studiues thonë në fakt se ne ta...

Habit moderatorja e njohur: Piva hàshash dhe e kuptova që nuk e doja të dashurin

Moderatorja e emisionit sportiv “Ora e Sportit” Albana Bejko në një intervistë me Rudina Dembacaj ka treguar një eksperiencë disi të çuditshme në Amsterdam. Ajo...

Të kesh Çiljetën shoqe qenka fat! Këngëtarja tregon si u bë detektive e shoqeve

Një drekë e ngrohtë për festën e Bajramit ishte organizuar sot tek “E diell” ku ishin mbledhur disa personazhe të njohur për të festuar. Një...

‘Herë afër, herë larg’, Getoari i zbulon destinacionin ‘sekret’ Luanës

Luana Vjollca ka publikuar disa foto mjaft tërhéqëse në profilin e saj në Instagram, pa treguar destinacionin. Ajo shfaqet e veshur mjaft sportive në taracën...

‘Ova’ rréfehet për shqiptarët: Filmi më bëri të njohur, ja me cilat VIP-a njoh

“Mrekullia në qelinë Nr.7″ është filmi më i suksesshëm i momentit në Netflix, i cili ka prékur zemrat e të gjithëve. Në rolin kryesor si...