Çfarë tregon shpejtësia e ecjes për shëndetin tuaj




Studimet e kohëve të fundit kanë zbuluar se çfarë do të thotë saktësisht koha gjatë së cilës i kaloni 1.6 kilometra duke ecur, dhe çfarë lidhje ka shpejtësia e ecjes me vdekjen e parakohshme.
Ecja nuk është vetëm një ushtrim i shkëlqyeshëm fizik, i cili na mban në formë, por mënyra se si ecim mund të zbulojë shumë për shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë.
Të gjithë ata që merren me ecje rekreative, të cilët kanë ecje të shpejtë dhe të mprehtë zakonisht jetojnë më gjatë se ata që ecin ngadalë dhe me qetësi.

Sipas New York Times, këmbësorët e ngadalshëm kanë 44 për qind më shumë gjasa të vdesin para kohe, në krahasim me ata që e kalojnë rrugën e tyre më shpejt dhe pa probleme. Ata që ecin ngadalë gjithashtu kanë 18 për qind më shumë gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës dhe dementia.
Lidhja në mes të ecjes me ritëm të shpejtë dhe jetëgjatësisë është vendosur pas një studimi të gjerë i cili përfshiu mbi 40 mijë persona për të cilët ecja është një stërvitje e rregullt fizike, ndërsa që është kryer në Amerikë. Pas hetimit, rezultatet e fituara janë
krahasuar me indeksin kombëtar të vdekjeve.